Flash News

KRYESORE

Votimi pro çeljes së negociatave/ Çfarë u diskutua në Bundestag për Shqipërinë

Votimi pro çeljes së negociatave/ Çfarë u diskutua

Me 350 vota pro, 188 kundër dhe 16 abstenim Bundestagu gjerman ka miratuar vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë.  Ndërkohë, 9 kushtet e vëna nga parlamenti gjerman mbesin në fuqi.

Ishte deputeti i SPD-së, Josip Juratovis ai që kërkoi hapjen e negociatave me Shqipërinë. Juratovis tha se Shqipëria ka bërë hapa para në fushën e drejtësisë, por mbetet ende shumë për të bërë për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar.

Edhe deputeti i CDU/CSU, Florian Hahn tha se Shqipëria ka bërë përparim në sistemin e gjyqësorit, por lufta kundër krimit të organizuar mbetet sërish një sfidë me të cilën me të cilën duhet punuar shumë.

“Po të votojmë për Shqipërinë i japim një shans historik. Kemi vendosur kritere shumë të forta për Shqipërinë, të ndara në dy faza. Hapja e negociatave nuk do të thotë anëtarësim”, tha Hahn.

Peter Beyer përfaqesues i CDU/ CSU në fjalën e tij në Bundestag për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut foli edhe për çështjen Tahiri dhe tha se “nuk na hidhni dot hi syve me atë dënim”.

Më herët deputetët e CDU-CSU kishin miratuar  qëndrimin e tyre pro vendimit për hapjen e negociatave.

Mes kushteve që i kërkohen vendit tonë, është reforma zgjedhore, ngritja e gjykatës së lartë dhe asaj kushtetuese, arrestimi i peshqve të mëdhenj si dhe zgjidhja e krizës politike përmes dialogut.  Për Maqedoninë e veriut nga ana tjetër votuan pro 465  deputetë.

Të fundit