Flash News

KRYESORE

Votohen në Kuvend dy anëtarët e rinj të KQZ

Votohen në Kuvend dy anëtarët e rinj të KQZ

Deputetët e mazhorancës kanë votuar sot për dy anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Bledar Skënderi është rikonfirmuar në këtë institucion, ndërkohë që pjesë e tij është bërë edhe Rezearta Bitri. Skënderi dhe Bitri ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit ku u betuan për përmbushjen e detyrës së re, ndërkohë që opozita nuk ishte sërish e pranishme në seancë.

Anëtarët e tjerë të KQZ-së janë Denar Biba, Klement Zguri dhe Edlira Jorgaqi.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nisur konsultimet me partitë politike për përcaktimin e datës së zgjedhjeve lokale të vitit 2019-të. Sipas kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, dy të dielat e fundit të qershorit po diskutohen si data të mundshme për votimet.

Të fundit