Votoi kundër rezolutës për Metën, deputetja e opozitës së re në protestë para Kryeministrisë

Deputetja e dale nga listat e LSI-së, Elda Hoti do të jetë e pranishme në protestën e sotme të opozitës së bashkuar para Kryeministrise qe do te nise ne oren 20:00.

Hoti, që ishte mes shtatë deputeteve që votoi kundër rezolutës së PS për Ilir Metën shprehet se mbështet kauzën për zgjedhje te lira dhe pluraliste.

“Nuk mund të hesht dhe të rri duarlidhur, në ktë situatë që ndodhet Shqipëria ime!
Sot do jem me protestuesit në mbështetje të zgjedhjeve të lira dhe pluraliste, kundër kthimit te diktaturës për një Shqipëri Europiane!”, shkruan Hoti në një postim në ‘Facebook’.

Ne tubimin e opozites do te jete i pranishem edhe deputeti tjeter i opozites se re, Lefter Maliqi, i cili ne Parlament hyri si pjese e PD, ndersa ne te kaluaren ka qene edhe perfaqesues i LSI-se dhe ka mbeshtetur Partine Socialiste.