Flash News

KRYESORE

Voton Albin Kurti, pse bashkëshortja e tij qëndroi jashtë qendrës së votimit

Voton Albin Kurti, pse bashkëshortja e tij qëndroi jashtë

Kandidati për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje ka votuar pak minuta më parë në në Fakultetin Juridik në Prishtinë.

Por, ajo që ra në sy është se bashkëshortja Rita K. Augestad-Knudsen dhe vajza e tyre e vogël e kanë shoqëruar Kurtin deri pranë derës së qendrës së votimit.

Këtë detaj e ka sqaruar Kurti i pyetur nga mediat, se e shoqja ka nënshtetësi norvegjeze.

“Gruaja ime nuk ka mundur që të votojë pasi ka nënshtetësi norvegjeze. Vajza ka nënshtetësi kosovare, por është ende e vogël”, ka deklaruar Kurti.

Të fundit