Flash News

KRYESORE

Voton Fatos Nano, mesazh të majtëve dhe të djathtëve: Është koha të rreshtohemi

Voton Fatos Nano, mesazh të majtëve dhe të djathtëve:

Shfaqet ish-lideri dhe themeluesi i Partisë Socialiste, Fatos Nano.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Xhoana, Nano ka marrë pjesë në votimet e 30 qershorit në Mullet. Pas votimit, Nano ka përcjellë edhe një mesazh për dritare.net, teksa ka shpjeguar pse po voton, si dhe ka deklaruar hapur për kë , duke ju bërë thirrje votuesve të majtë e të djathtë të dinë si të reagojnë sot.

Dritare.net: Si themelues dhe lider historik i Partisë Socialiste, i njihni këto votime ku opozita nuk merr pjesë?

Fatos Nano: Jam në pozicionin që duhet. E njoh mirë këtë lloj “opozite” dhe jam i bindur se duke votuar sot ndihmojmë çlirimin e të ardhmes nga kthetrat e saj.

Dritare.net:A kanë legjitimitet një pale zgjedhje ku ata që shkojnë votojnë, dihet për kë votojnë, kur vota është e fshehtë?

Fatos Nano: Sigurisht po! Është koha të rreshtohemi hapur për progresin dhe qytetërimin, kundër primitivizmit tribal!

Dritare.net:  Një mesazh për socialistet dhe popullin e majtë.

Fatos Nano: Te votojnë pa ngurrim, duke mos i hequr duart nga timoni europian i Shqipërisë!

Dritare.net Një mesazh për opozitën.

Fatos Nano: Të votojnë kundër lidershipit te vet, që iu ka mbyllur perspektiven konkurruese europeiste!

Të fundit