Flash News

KRYESORE

Voton Këshilli i Mandateve, Alibeaj: Ky shtet përfundimisht është i ndikuar nga mafia

Voton Këshilli i Mandateve, Alibeaj: Ky shtet përfundimisht

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve,  ku është diskutuar për mandatin e deputetit Saimir Tahiri.

Nga mbledhja kanë dalë 2 raporte të ndryshme. 5 deputetët socialistë kanë votuar për kontrollin e banesës së Tahirit, ndryshe nga deputetët e opozitës të cilët mbështesin kërkesën e Prokurorisë, për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm. 

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, gjatë fjalës së tij pas përfundimit të mbledhjes, u shpreh se përfundimisht ky shtet është i përfshirë nga mafja. “Ndodhi ajo që kishim menduar. Ky shtet përfundimisht është i ndikuar nga mafia”, u shpreh Alibeaj.

Mbledhja e Parlamentit do të zhvillohet ditën e mërkurë, ku do të zhvillohen sërish votime nga deputetët. 

Të fundit