Flash News

KRYESORE

Voton Kuvendi/ Shtyhet deri më 23 qershor gjendja e fatkeqësisë natyrore

Në seancën e sotme të parlamentit, e dyta në kohën e gjendjes së pandemisë, kuvendi ka votuar për shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Me 91 vota pro parlamenti miraton shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor.

Kundër këtij vendimi kanë votuar kundër 5 deputetë, ndërkohë që kanë abstenuar vetëm 3 ligjvënës.

Përfaqësues të opozitës parlamentare si Ralf Gjoni, Rudina Hajdari, e Myslym Murrizi e kundërshtuan fort këtë shtyrje duke sjellë argumentet përkatëse, e me theksin se bie ndesh me Kushtetutën, e cila parashikon një shtyrje për vetëm 30 ditë. Nuk munguan akuzat për bashkëpunim të maxhorancës me presidentin Meta, pasi ky i fundit miratoi edhe ndryshimet e propozuara nga maxhoranca në Kodin Penal.

Nga ana tjetër maxhoranca u kundërpërgjigj se gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në funksion të monitorimit të vazhdueshëm nga ana e qeverisë ndaj efekteve që do të shoqërojnë masat e reja lehtësuese të aplikuara nga qeveria për lëvizjen e qytetarëve dhe hapjen e disa bizneseve për dy javët në vazhdim. Në rast se këto masa do të shkaktojnë shtim të përhapjes së infeksionit në popullatë, qeveria do të detyrohet të shtrëngojë përsëri masat e marra gjatë ditëve në vijim, argumenton maxhoranca.

“Pranverë” e re Rama- Meta? Balla: Si qëndron e vërteta për të gjithë ato skena xhelozie

Gjoni kundër shtyrjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore: Më shumë njerëz ka vrarë tërmeti, sesa Covid-19

“T’i jesh mirënjohës Bashës se të bëri deputet”, kujt i ndërpreu fjalën Ruçi

‘Vazhdoni me lëpirësat’, deputetët e opozitës së re e nisin seancën me debat

Të fundit