Flash News

KRYESORE

Votuan ligjin për gjuhën shqipe, gurë dhe protesta për deputetët e LSDM-së në Maqedoni

Votuan ligjin për gjuhën shqipe, gurë dhe protesta për

Vijojnë kërcënimet e deputetëve në Maqedoni pak ditë pasi në Kuvend votuan ligjin për zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Kështu, pas djegies së makinës së deputetes së LSDM-së nga Vinica, Sllavica Shumanska-Miteva, të tjerë deputetë të kësaj partie janë kërcënuar.

Sipas mediave vendase një person i panjohur ka thyer me gur dritaret e selisë së LSDM-së në Gostivar në rrugën “Ilindenska”. Po ashtu, dhjetëra persona kanë protestuar para shtëpive të deputetëve të LSDM-së, për shkak se kanë votuar pro miratimit të ligjit për gjuhët. Tubime ka pasur edhe para shtëpisë së Keti Smilevskas, deputetes nga Prilepi. Protestuesit kanë bërtitur “Tradhtarë”.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski, thotë se Ministria ka ndërmarrë aktivitete për sigurinë e të gjithë qytetarëve, jo vetëm për deputetët.

Votimi i ligjit u shoqërua me protesta edhe ditën kur u miratua në parlamentin maqedonas, ndërsa deri tani presidenti George Ivanov refuzon ta dekretojë ligjin, pasi sipas tij është antikushtetuese.

  

Të fundit