Flash News

KRYESORE

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet fundjava

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet fundjava

Fundjava nuk do të jetë e karakterizuar nga mot i mirë por i shoqëruar me vranësira dhe reshje në disa zona të vendit. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak e diela pritet të jetë e karakterizuar me reshje shiu teksa vranësirat do të nisin që të shtunën.

Ditën e shtunë moti parashikohet me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave në orët e mesditës të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal. Përgjatë relieveve malore reshjet do të marrin karakter shtrëngatash afatshkurtra.

Era nga veriperëndimi 1-6m/sek, në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 10m/s

Ditën e diel mot parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu që në orët e para të mëngjesit me intensitet te ulet përgjatë vijës bregdetare dhe në zonën veriore.

Prej orëve të mesditës reshjet e shiut të herëpashershme shtrihen në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët deri mesatar. Përgjatë relieveve kodrinore-malore reshje në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era nga veriperëndimi 1-8m/s, në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 10m/s.

Të fundit