All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Vrasësi i Shën Valentinit, autori masakrës që shkaktoi 17 viktima

All - Paragraf - 1

Informacionet e fundit të nxjerra nga Departamenti i Policisë në shtetin e Floridas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës flasin për profilin e autorit të maskarës që shkaktoi 17 viktima dhe më shumë se 50 të plagosur në një gjimnaz në këtë shtet.

All - Paragraf - 3

Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Nikolas Cruz i cili ishte përjashtuar nga shkolla një vit më parë për shkak të një sherri që ka pasur me ish të dashurën. Gjatë maskarës që ai shkaktoi ditën e Shën Valentinit në këtë shkollë ai kishte vendosur një maskë anti-gaz dhe ishte i armatosur me një armë të tipit karabinë AR-15 të cilën e kishte blerë në mënyrë të jashtëligjshme.

Karakteri i vrasësit është ai i një adoleshenti problematik. Faqja e tij në rrjetin social Instagram tregon një mani për përdorimin e armëve, dhunës si dhe postime që lidhen me dhunën ndaj kafshëve. Shumica e fotove përfshijnë vet autorin me fytyrë të mbuluar dhe me një arsenal të madh armësh. Në këto postime ai tregon se pëlqen të vrasë kafshë si dhe zbulon profilin e një racisti.

“Ai ishte i çmendur sepse i pëlqente të vriste kafshë të vogla si bretkosa apo të tjera si ato. Ai ka një mendje të çmendur. Ai ishte racist dhe nuk them do gjë tjetër veçse ai ishte një i çmendur.”– tha një nga studentët.

Burimi: The Sun

Të fundit