Flash News

KRYESORE

Vrasësi udhëtoi vetëm për ekzekutimin e Demir Hysenit drejt Italisë

Vrasësi udhëtoi vetëm për ekzekutimin e Demir Hysenit drejt

Autori i vrasjes së shqiptarit, Demir Hyseni në Itali u arrestua pak orë pas ngjarjes.

Ai ishte në Bari gati për t’u nisur, por nuk pati kohë për të hipur në bordin e tragetit, pasi vrasësi i muratorit shqiptar u arrestua mbrëmjen e të martës nga policia në kryeqytetin rajonal të Ternit.

Mediat italiane shkruajnë duke cituar policinë se autori i dyshuar është një shqiptar që kishte mbërritur në Itali në datën 10 korrik dhe që si mision kishte vetëm vrasjen e Hysenit dhe kthimin më pas në Shqipëri.

Mësohet se shqiptari i arrestuar, emri i të cilit nuk dihet ende, ishte duke tentuar të kthehej me tragetin e Durrësit dhe në momentin e arrestimit shoqërohej nga një tjetër bashkatdhetar i tij, i cili gjithashtu është ndaluar.

Të fundit