Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Vrasësit me pagesë, Gjykata jep dënim të përjetshëm për Admir Tafilin, “shpëton” Kristi Pine
Pas një procesi që ka zgjatur për gati 1 vit e gjysmë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për bandën e vrasësve me pagesë, që drejtohej nga burgu nga Admir Tafili. Për këtë të fundit, gjykata ka dhënë masën e burgimit të përjetshëm, duke u bërë i dyti në radhë për Tafilin, pasi ai është dënuar njëherë me burgim të përjetshëm për një vrasje të dyfishtë në Shkodër.
Ndërkohë, i penduari i drejtësisë, Kristi Pine i ka shpëtuar burgimit të përjetshëm dhe trupi gjykues ka vendosur të lërë atë pas hekurave për 10 vite.
Vendimi i gjykatës:
Admir Tafili – Burgim i përjetshëm
Elson Merdani – 35 vite burg
Alfred Qefalia – 27 vite burg
Dritan Peksani – 25 vite burg
Klajdi Shermadhi – 20 vite burg
Kristi Pine – 10 vite burg (Ulje dënimi nga burgimi i përjetshëm)
Aleksandër Gora – 8 vite burg
Fatos Koka – 5 vite burg
Albano Beqiraj – 4 vite burg
Dhimitër Zito – 3 vite burg
Prokuroria:
Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda rezultoi se grupi i personave merrte porosi dhe ka realizuar vrasje, disa të mbetura në tentativë, në këmbim të shumave të konsiderueshme të parave.
Në bazë të hetimeve, ka rezultruar se të pandehurit Admir Tafilaj, Kristi Pine, Elson Merdani dhe Dritan Peksani, në baashkëpunim, kanë kryer veprën penale të “Vrasjes me paramendim” të shtetasit Ibrahim Mani, ngjarje e ndodhur në 25.06.2014, në Shkodër.
Po ashtu, të pandehurit Alfred Tafilaj, Kristi Pine, Ardian Ozuni, Alfred Qefalia dhe Klajdi Shermadhi në bashkëpunim midis tyre kanë kryer veprën penale të “Vrasjes me paramendim mbetur në tentativë” të shtetasit Edmond Cakmashi”, ngjarje e ndodhur në dt. 05.11.2013.
Të pandehurit Admir Tafilaj, Kristi Pine, Aleksandër Gora, Elson Merdani kanë konsumuar veprën penale të “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” të shtetasit Leonard Murati. Këta persona kanë planifikuar vrasjen e shtetasit Murataj, por nuk kanë mundur ta kryejnë, pasi është vrarë më parë nga persona të tjerë, për të cilët po vijojnë ende hetimet.
Të pandehurit Kristi Pine, Fatos Koka, Elson Merdani dhe Albano Beqiraj në bashkëpunimm midis tyre kanë kryer veprën penale të “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” të shtetasit Majlind Lila, në Dhjetor 2014.
Të pandehurit Kristi Pine, Admir Tafilaj, Alfred Qefalia dhe Ardian Ozuni kanë kryer veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.
Të pandehurit Admir Tafilaj, Kalem Hyka dhe Besnik Daci në bashkëpunim midis tyre kanë kryer veprën penale të “Vetgjyqësisë”, pasi i kanë marrë në mënyrë jashtë-ligjore një shumë parash shtetasit P.B, i cili ua kishte borxh Hykës dhe Dacit.
Ndërsa i pandehuri Dhimitër Zito ka kryer veprën penale të “Moskallzimit të krimit”, pasi ka qenë i pranishëm në momentin kur, me vetëgjyqësi, i janë marrë një shumë parash shtetasit P.B.