Flash News

KRYESORE

Vrasja e 16 vjeçarit natën e Vitit të Ri, të arrestuarit nuk tregojnë armën

Tre kushërinjtë e arrestuar për vrasjen e 16 vjeçarit në Kurbinë nga një plumb qorr, kanë pranuar akuzat por nuk kanë treguar se ku ndodhet arma me të cilën kanë qëlluar.

Alban, Ernis dhe Arbër Lika kanë pranuar se kanë qëlluar me automatik natën e ndërrimit të viteve por nuk kanë treguan vendndodhjen e armës në mënyrë që ekspertiza të hetojë nëse plumbi i cili i mori jetën Gjatës ka dalë nga ai automatik.

“Po, kemi qëlluar në ajër me automatik natën e Vitit të Ri”, janë shprehur kushërinjtë.

Klejdi Gjata gjeti vdekjen pasi kishte hipur në tarracën e shtëpisë së tij për të hedhur fishekzjarrë natën e ndërrrimit të viteve. Fillimisht u dyshua se vdekja kishte ardhur pasi ishte goditur nga një fishekzjarrë, por më vonë pas ekzaminimit rezultoi se 16 vjeçari ishte goditur në kokë nga një plumb qorr.

Të fundit