Vrasja e 17-vjeçares, Berisha: Dënoj mungesën e plotë të sigurisë në Shqipëri

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me ngjarjen e mbrëmshme të ndodhur në Laprakë, ku mbeti e vrarë një 17-vjeçare dhe u plagos shoku i tij 23-vjeçar.

Në një postim në “Facebook”, Berisha ka shprehur ngushëllimet për familjen e vajzës dhe ka dënuar mungesën e rendit dhe të sigurisë në Tiranë dhe në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Krimi godet në Tiranë, vritet një vajzë 17 vjeçare dhe plagoset shoku i saj!

E mbrëmshmja ishte një natë e zezë për 17 vjeçaren Briselda Gjikola që u ekzekutua në mes të rrugës nga një dorë kriminale në Tiranë. Në këtë atentat u plagos dhe shoku i saj Erion Bengo.

Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës dhe uruar shërim të plagosurit, dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë krim të shëmtuar dhe mungesën e plotë të rendit dhe sigurisë në Tiranë dhe në Shqipëri! sb