Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Vrasja e 18-vjeçarit shqiptar në Greqi, dëshmia në polici e autorit të ndaluar
Janë zbardhur detaje të reja sa i takon vrasjes së 18-vjeçarit shqiptar mbrëmjen e së martës në Kavala të Greqisë. Sipas asaj që raportojnë mediat greke, autori i vrasjes së shqiptarit Marios Isak është një bashkëmoshatar shqiptar.
Ky i fundit është ndaluar nga policia dhe gjatë dëshmisë në polici ka pranuar autorësinë. Ai ka treguar se me Marion njihej prej vitesh.
Duke ju referuar dëshmisë së personit të ndaluar, mediat greke raportojnë se, i riu shqiptar ka treguar se së bashku me Marion ndodheshin në kafe dhe aty kanë debatuar mes tyre por pa bërë të ditura motive.
Autori është shprehur se nuk donte t’a vriste Marion, por në konflikt e sipër e ka qëlluar gabimisht.