Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Vrasja e 22 vjeçarit, babai: Djalit i çanë aortën, ishin 15 veta
Marvi Mihali ishte djali i vetëm i atletit Pavllo Mihali. Dhimbja është e madhe dhe familja kishte hapur dyert e mortit. Në një reagim lidhur me ngjarjen e rëndë ku djali i vetëm i tij humbi jetën, Pavllo Mihali tregon për “Shekulli-n”, se e vërteta e ngjarjes është për një karikues. Por sipas tij, Marvi u sulmua nga grupet e gangsterëve, duke i çarë aortën.
Ai thotë se Marvi ishte vetë i dytë në atë sherr dhe nuk ka mundur të shpëtojë nga thika e sulmuesve, që sipas tij ishin të shumtë, 10-15 vetë. Pavllo Mihali thotë se djali i tij nuk kishte asnjë njohje me sulmuesit e tij.
“E vërteta është sipas organeve të policisë. Për Marvin shkruajnë shokët e vet të shkollës, si djalë model dhe shembullor. Grupet e gangsterëve i ranë me thikë duke i çarë aortën, ata ishin 10-15 veta, kurse djali im ishte vetë i dytë. Marvi nuk i njihte. Një shok i Marvit ja kishte shitur vagabondëve celularin. Shoku thërret Marvin nga lokali. Marvi nuk u përfshi në sherr, 3 grupet erdhën dhe i sulmuan këta të dy. Marvit ja ngulën thikën!”, rrëfen babai i djalit të vetëm, të cilit iu pre jeta në dysh.
Autori dyshohet se e ka hedhur thikën në Lanë, ndërsa policia ushtroi kontrolle në mëngjes herët por pa mundur të gjejë armën e krimit. Katër të rinjtë e vënë në pranga akuzohen për “vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”.
22-vjeçari u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht ai nuk mundi t’i përballonte dot plagët e marra. Sipas babait të tij, të riut i është prerë aorta, e cila është edhe shkaku që i riu ka humbur jetën.
Ndërkohë, ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur rreth orës 23: 30 të së hënës. Marvi Mihali, sipas Policisë është gjetur pa ndjenja në rrugën “Gjin Bue Shpata”, aty ku ka ndodhur edhe ngjarja. Sipas dëshmitarëve, sherri mes të rinjve ka ndodhur shumë vonë dhe për shkak të errësirës nuk është kuptuar asgjë. Por, mësohet se kanë qenë kalimtarë të rastësishëm ata që kanë njoftuar Policinë për atë çfarë po ndodhte.
Po ça burri je, o plak! O dak! O Njish! O Trap!