Flash News

KRYESORE

Vrasja e 22 vjeçarit, babait të autorit i dridhet zëri: Të gjejmë forcë, situata është e nxehtë

Vrasja e 22 vjeçarit, babait të autorit i dridhet zëri: Të

Babai i Eugen Bitrajt, personi që vrau me thikë 22 vjeçarin Marvi Mihali, me zë të dridhur i ka shprehur ngushëllimet familjes së të riut, pak përpara se në Gjykatën e Tiranës të nisë seanca për masën e sigurisë.

Babai i Eugenit ka kërkuar forcë nga të gjitha familjet e përfshira në konflikt për të kaluar këtë situatë, ndërsa tha se nuk ka patur kontakt me familjarët e Marvit.

“Të gjejmë forcë për ta kaluar këtë situatë. Ne nuk kemi mundësi të takohemi, situata është e nxehtë. Kurrë nuk kemi patur konflikte të mëparshme”, u shpreh babai i 24 vjeçarit, i cili nuk i përmbajti dot emocionet.

Prokuroria ka kërkuar 'arrest me burg' për katër të arrestuarit dhe pritet që kërkesa të miratohet nga trupi gjykues.

“Marvi është aksidentuar”, rrëfehet nëna e 22 vjeçarit: Vrasjen e mësuam në radio

Të fundit