Flash News

KRYESORE

Vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Nju Jork, 2500 $ shpërblim për këdo që jep informacion për autorin

Vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Nju Jork, 2500 $ shpërblim

Grei Frashëri është 23-vjeçari shqiptar i cili mbeti i vdekur pasi u qëllua me armë nga persona ende të paidentifikuar me 7 shtator në rrugën 93 në Fourth Avenue, gjysmë milje larg shtëpisë së tij në Brooklyn.

Autoritetet ofrojnë 2500 $ shpërblim për këdo që jep informacion për autorin.

Kushëriri i tij Rifat Sokoli nëpërmjet një postimi në Facebook lajmëroi se viktima është kushëriri i tij Grei Frashëri. Ai e përshkruan Grein si një djalë pozitiv, të buzëqeshur, që mbështet shumë miqtë dhe tejet të kujdesshëm, shkruan Politiko.al.

Deri më tani nuk është mësuar akoma kush është autori i ngjarjes, ndërsa kushëriri i tij Rifat Sokoli u bën thirrje atye që mund të dinë diçka rreth ngjarjes së rëndë ta telefonojnë.

Të fundit