Flash News

KRYESORE

Vrasja e 34 vjeçarit, policia arreston 3 persona, midis tyre edhe autori i dyshuar

Vrasja e 34 vjeçarit, policia arreston 3 persona, midis tyre edhe autori

Dëmtimet në kokë që sollën vdekjen shtetasit me iniciale A.Gj., nuk janë shkaktuar si pasojë e rrëzimit nga lartësia, ashtu siç raportuan disa të afërm të tij, por janë shkaktuar nga goditja me sende të forta. Ky është konkluzioni i policisë së Tiranës që njofton se 34 vjeçari u plagos për vdekje nga shtetasi E.C., 31 vjeç.

Për ngjarjen janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët me veprimet dhe mos veprimet e tyre kanë fshehur të vërtetën.

34 vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Traumës, në kryeqytet, ndërkohë që shkaqet e ngjarjes nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht.

Njoftimi i policisë:

Gjatë hetimeve të kryera 48 orët e fundit, Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë  ka zbardhur rrethanat dhe arrestuar 3 persona, për një ngjarje të raportuar në nisje si një vdekje aksidentale.

Dyshohet se shtetasi E.C., më datë 24 janar 2019, rreth orës 20:30, në fshatin Bastar i Mesëm ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin A.Gj., 34 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë. Për pasojë i riu humbi jetën në Spitalin e Traumës.

Ngjarja u raportua si aksidentale. Por hetimet provuan të kundërtën. Në polici u shoqëruan disa shtetas dhe u kryen disa veprime komplekse hetimore në konfidencialitet të plotë.

Në vijim të këtyre veprimeve, dyshohet se shtetasit D. K., dhe E. C., me veprimet dhe mos veprimet e tyre kanë fshehur të vërtetën e ngjarjes së ndodhur. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet edhe një sasi lënde e dyshuar kanabisi.

Shërbimet e Policisë Tiranë bënë arrestimin e shtetasve:

– E.C., 31 vjeç, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekjen”;

– D.K., 29 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”;

– E.C., 20 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Për shkak të hetimeve nuk mund të jepen detaje të tjera, ndërkohë materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Të fundit