Flash News

KRYESORE

Vrasja e 46 vjeçarit në Patos, zbardhen detaje: Vëllai dhe nipi i viktimës dhunuan nënën e autorit

Vrasja e 46 vjeçarit në Patos, zbardhen detaje: Vëllai dhe nipi

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në Patos të Fierit, ku një 46-vjeçar  humbi jetën në spital pas plagëve të marra pas një konflikti fizik.

Viktima është identifikuar si Përparim Seati. Ndërkohë, policia ka arrestuar autorin që qëlloi 46-vjeçarin me thikë.

Ai është 31-vjeçari Alionid Sali, mbi të cilin rëndon akuza “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Sipas informacioneve të zbardhura nga policia, bëhet me dije se vëllai dhe nipi i viktimës pak para ngjarjes kishin dhunuar nënën e autorit, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës.

Bëhet fjalë për Agron Seati, 59 vjeç, banues në Kasnicë, Patos, vëllai i 46-vjeçarit dhe  Gazmir Seati, 28 vjeç, nipi i viktimës, djali i 59-vjeçarit.

Arrestimi i tyre u bë si autorë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Dhunimi i banesës” të kryera në bashkëpunim, pasi bashkëpunim me njëri-tjetrin, pak para ngjarjes kanë shkuar në banesën e shtetases K. Sali, 61 vjeçe, nëna e autorit të arrestuar dhe e kanë goditur me sende te forta në trup, e cila është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Si ndodhi ngjarja

31- vjeçari Alionid Sali plagosi dje me thikë 46- vjeçarin Përparim Seati për motive të dobëta, dhe më pas u largua menjëherë nga vendngjarja me një automjet tip ‘’Benz’’. Ai u kap pas pak nga policia dhe ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e ftohtë(thikë) dhe automjeti me të cilin u largua.

Të fundit