Flash News

KRYESORE

Vrasja e 62-vjeçarit te Liqeni, policia: Motiv një borxh i pashlyer

Vrasja e 62-vjeçarit te Liqeni, policia: Motiv një borxh i pashlyer

Haxhi Baxhinofski është 62 vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme te Liqeni Artificial në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije për News 24 se shkak për vrasjen është bërë një borxh i pashlyer.

Mësohet se viktima ka marrë tre plumba në trup. Autorët janë larguar me motor në drejtim të Saukut.

Ngjarja merr përmasa edhe më të rënda, pasi e gjithë skena ka ndodhur në sy të djalit të viktimës, të cilët kishin dalë për vrap nga Liqeni Artificial.

Autorët e dyshuar janë identifikuar me inicialet I.H dher I.M.

Të fundit