Flash News

KRYESORE

Vrasja e Agim Bucit në Kamëz, gjykata merr vendimin e parë për dy autorët

Vrasja e Agim Bucit në Kamëz, gjykata merr vendimin e parë

Dy ditë pas arrestimit të tyre nga policia, lidhur me vrasjen e Agim Bucit dhe plagosjen e gruas së tij, Merita në një minimarket në zonën e Kamzës, dy autorët kanë dalë para gjykatës.

Mëngjesin e sotëm, dy të rinjtë Vladimir Kurti dhe Rruzhdi Hoda  u njohën me masën e sigurisë, për veprën penale “Vjedhje me pasojë vdekjen”.

Gjykata vendosi “arrest me burg” për të dy autorët, ndërsa sipas dëshmisë së dhënë para inspektorëve, ka qenë Kurti ai i cili ka qëlluar me armë duke vrarë Agim Bucin dhe plagosur me një plumb në këmbë bashkëshorten e tij.

Ngjarja ndodhi gjatë një tentative grabitje në minimarketin që menaxhonte viktima bashkë me familjen e tij.

Të fundit