Flash News

KRYESORE

Vrasja e Agim Bucit në market, arrestohet njëri nga autorët e dyshuar

Vrasja e Agim Bucit në market, arrestohet njëri nga autorët e

Dy ditë pas vrasjes së tregtarit në një market në Kamzë, policia e Tiranës ka mundur të arrestojë njërin nga dy autorët e dyshuar.

Dy persona të armatosur tentuar të grabisin një market në Kamzë, por pronari Agim Buci mbeti i vdekur me një plumb në gjoks, pasi u përlesh me njërin nga dy agresorët, të cilët kërkonin xhiron ditore të marketit.

Personi i arrestuar nga një operacion i policisë mëngjesin e sotëm po merret në pyetje dhe dyshohet se të jetë njëri nga autorët, nisur edhe nga dëshmia e gruas, Merita Buci, e cila mbeti e plagosur në këmbë, si dhe nga pamjet e sekuestruara nga kamerat e sigurisë në marketin ku ndodhi8 ngjarja.

Po ashtu, deri tani janë shoqëruar 30 persona që mendohet se kanë dijeni me këtë krim, ndërsa policia vuri dje në dispozicion një shpërblim prej 5 milionë lekësh për këdo që kishte informacion për autorët.

 

 

Të fundit