Flash News

KRYESORE

Vrasja e Artan Cukut/ 48 orë pas arrestimit vrasësi ‘kryqëzohet’ në profilin e tij të Facebook

Kur kanë kaluar më pak se 48 orë nga arrestimi i vrasësit të komisarit Artan Cuku, duket se ndaj autorit të ngjarjes ka nisur një revoltë në profilin në ‘Facebook’.

Mikel Shallari, 24-vjeç, u arrestua ditën e djeshme nga Policia e Tiranës, pas gjetjes së provave të pakundërshtueshme që fajësonin të riun për vrasjen e Cukut pak muaj më parë.

Ajo çfarë e ka tradhtuar Shallarin pas vrasjes ishin rrobat që hodhi në një kosh plehrash, pas ekzekutimit të Cukut.

Policia mundit që të përftonte ADN-në e tij, ku më pas ua çojë të gjitha policive evropiane. Ishte Zvicra, ajo që ktheu përgjigje pozitive për përputhjen e ADN-së me 24-vjeçarin, pasi ai kishte qenë I arrestuar në këtë shtet disa kohë më parë.

Pas publikimit të lajmit për kapjen e tij, kanë vërshuar komentet në profilin e 24-vjeçarit, duke e kryqëzuar për krimin e kryer. 

 

Të fundit