Flash News

KRYESORE

Vrasja e Artan Cukut për gjakmarrje, policia shpallim në kërkim dy vëllezërit Daka

Vrasja e Artan Cukut për gjakmarrje, policia shpallim në kërkim

Policia ka shpallur në kërkim Bujar dhe Florian Daka, si të dyshuar për përfshirje në vrasjen e ish-komisarit Artan Cuku.

Policia ka qenë në shtëpinë e dy vëllezërve por nuk i ka gjetur aty. Për këtë arsye policia ka bërë shpalljen e tyre në kërkim në mënyrë që t’i marrë në pyetje lidhur me të dhënat e tjera që janë siguruar nga hetimet.

Bujar dhe Florian Daka janë vëllezërit e Agim Dakës, i cili u vetëvra në vitin 2005 në zyrën e Artan Cukut. Në atë kohë familja akuzoi ish-komisarin se kishte vrarë djalin e tyre, por pas disa negociatash konflikti u tha se u mbyll mes dy familjeve.

Natën e vrasjes së Cukut policia arrestoi dy vëllezërit, por ata mohuan që të kishin dijeni për ngjarjen.

Ndërkohë, policia ra në gjurmën e personit që dyshohet si ekzekutor i Cukut dhe ai quhet Mikel Shallari. I riu raportohet se është gati të bashkëpunojë me policinë në bazë të disa kushteve.

Deri më tani autoritetet kanë raportuar se vrasja është bërë për gjakmarrje, por nuk kanë dhënë më shumë detaje.

Të fundit