Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Vrasja e Artan Cukut, policia jep detaje: Këto janë dyshimet e para
Drejtori i Policisë së Tiranës Ervin Hodaj, në një prononcim për mediat ka folur nga vendi i ngjarjes duke u shprehur se është ende herët për të folur për dinamikën e vrasjes së ish-drejtorit të policisë Vlorë. Ai tha se janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve. Hodaj u shpreh se nuk ka pasur ndonjë kërkesë për kërcënim nga ana e viktimë.
Ervin Hodaj: Kanë shkuar shërbimet në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar të goditur me armë zjarr ish-drejtorin e policisë Artan Çuku rreth 40 vjeç. Plumbat kanë qenë fatalë për jetën, nuk ka pasur mundësi për transport në spital. Është krijuar grupi hetimor, janë ngritur postblloqe. Janë dhënë të dhënat mbi autorët e mundshëm, është ngritur grupi hetimor si nga policia e shtetit dhe ajo e Tiranës me ekspertët më të mirë për të zbardhur këtë ngjarje. Jemi në fazat e para të hetimit, nuk mund të shprehem lidhur me mekanizmin dhe autorët, por angazhimi ynë është maksimal për ta zbardhur këtë ngjarje.
Ka pasur ndonjë kërkesë nga viktima se ka qenë i kërcënuar?
Ervin Hodaj: Nuk kemi pasur. E thashë jemi shumë herët për të krijuar pista të mundshme, por po punojmë.
Dyshimet e para janë se vrasja e tij është bërë për hakmarrje për një ngjarje në vitin 2004.