Flash News

KRYESORE

Vrasja e avokatit grek, 5 shqiptarë të implikuar

Vrasja e avokatit grek, 5 shqiptarë të implikuar

Policia greke bëri të ditur se janë 5 shtetas shqiptarë që implikohen në vrasjen e avokatit të njohur grek, Michalis Zafeiropoulos.

Një 32-vjeçar i cili arrestua disa ditë më parë ka pranuar se është njëri prej dy vrasësve. Ai ka pohuar se, bashkë me një shqiptar tjetër kanë marrë urdhër nga 3 shqiptarë në Burgun e Koridhalosë për të kërcënuar dhe shantazhuar avokatin e njohur, për një çështje tjetër penale ku implikohej njëri prej 3 të burgosurve, çështje të cilën e kishte marrë përsipër zyra avokatore e Zafeiropoulos, shkruan Top Channel.

“Doja t’i qëlloja në këmbë, por plumbi e mori avokatin në gjoks dhe çdo gjë shkoi keq”, ka thënë 32-vjeçari.

Dy autorët e krimit kishin marrë paradhënie 3.000 euro dhe më pas do të merrnin edhe 20 mijë euro të tjera.

“Autori që është arrestuar është një i arratisur nga burgu i Kasandrës, pasi shtatorin e kaluar ka shkelur lejen që iu dha. Prania e tij në zyrën avokatore vërtetohet edhe nga shenjat e gishtërinjve, të cilat u gjetën gjatë hetimeve”, tha Christos Papazafiris, shefi i Policisë së Athinës.

Për sa u përket 3 autorizuesve të krimit, shtetas 34, 35 dhe 40 vjeç, ata vuajnë dënimet e tyre në Koridhalo për një çështje tjetër të njohur penale.

“Tre autorët që kanë porositur krimin, të dënuar në Burgun e Koridhalosë, janë akuzuar bashkërisht për pjesëmarrje në organizatë kriminale, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje”, tha zëdhënësi i policisë greke.

 

Të fundit