Flash News

KRYESORE

Vrasja e avokatit, juristi Sokol Hazizaj: Tregon se jemi afër fundit

Vrasja e avokatit, juristi Sokol Hazizaj: Tregon se jemi afër fundit

Juristi Sokol Hazizaj shprehet se vrasja e avokatit Rafik Gurra tregon se situata në vend nuk është e qetë, madje po shkon drejt fundit. Në studion e lajmevë të ‘Abc Neës’, Hazizaj sqaron se tani avokatët kanë filluar të ndihen të rrezikuar në proveset që marrin përsipër.

“Ajo ishte një ngjarje dhe vazhdon të jetë në mbresat e mia një ngjarje tepër e hidhur, për të cilën nuk ka masë ekuilibri. Por kjo ndodh për shkak të asaj që përmenda më parë. Në momenti që populizmi, jo në kuptimin negativ, mënyra e të menduarit arbitrarisht mbi atë që kryen një funksion, jo vetëm që shkatërron sistemin, por sjell të tjera pasoja. Vrasja, humbja e jetës për shkak të arbitraritetit të një qytetari ndaj një avokati, gjyqtarit dhe prokurorit për mua tregon fundin.

Pra ne jemi afër fundit. Që do të thotë që merr guximin një shtetas të godasë një nga tre dimensionet e drejtësisë. Debati në gjykatë bëhet midis prokurorit,  gjykatës dhe avokatit. Mungesa e një dimensioni prish procesin. Pra prish sistemin. Si dhe të ndihesh i rrezikuar në procesin civil kur përfaqëson interesa e tjetrit. Këto janë profesione që kanë lindur bashkë me njeriun, nuk janë profesione që kanë lindur me kafshët. Ne ndryshojmë nga kafshët sepse flasim, dsikutojmë, artikulojmë. Në momentin që prishet kjo lloj lidhje, jo vetëm e karakterit juridik, por edhe e karakterit filozofik, ne nuk e meritojmë të quhemi njerëz. Por çfarë? Qënie biologjike, shkak për të cilën duhet të futemi në kafaz”, tha Hazizaj.

Në fund, Hazizaj shtoi se as procesi i Vettingut nuk ka përmirësuar perceptimin negativ të qytetarëve mbi drejtësinë, sepse kjo e fundit nuk është në një proces një ditor, por një proces që ecën bashkë me shoqërinë.

Të fundit