Flash News

KRYESORE

Vrasja e biznesmenit në ish-Bllok, policia arreston dy autorët

Vrasja e biznesmenit në ish-Bllok, policia arreston dy autorët

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e biznesmenit, Memli Begalla, në zonën e ish-Bllokut disa ditë më parë.

Në një konferencë për mediat, policia e Tiranës tha se është arrestuar shtetasi Denis (Alban) Demiri, 43 vjeç, banues në Tiranë dhe shtetasi Ardian Serezi, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Policia tha dyshohet se 43-vjeçari Demiri është presoni që ka qëlluar ndaj biznesmenit. Shkak për këtë ngjarje, sipas policisë, janë borxhet që kishte për të shlyer viktima.

Gjithashtu policia ka sekuestruar makinën me të cilën dy autorët u larguan nga vendi i ngjarjes, një makinë në pronësi të Demirit si dhe 9 telefona celularë.

Ekzekutorët e biznesmenit emra të njohur; Serezi narkotrafikat i denoncuar si mik i Saimir Tahirit, Demiri i dënuar më parë për tentativë vrasjeje

Të fundit