Flash News

KRYESORE

Vrasja e biznesmenit në Tropojë, viktima ishte kushëri me Fatmir Haklajn

Vrasja e biznesmenit në Tropojë, viktima ishte kushëri me Fatmir

Dje në mbrëmje u shënua edhe vrasja e parë për këtë vit të ri.

47-vjeçari Guxim Gjyriqi u qëllua për vdekje me armë zjarri në derë të lokalit të tij në lagjen ‘Partizani’.

Viktima njihej si biznesmen në Bajram Curr, pasi drejtonte edhe një karburant aty pranë. Ndonëse viktima nuk njihej me precedentë të mëparshëm penalë, nuk mund të mos përmendet një detaj sa i takon lidhjeve të tij fisnore.

Mësohet se Guxim Gjyriqi ishte kushëri i parë (djali i tezes) me Fatmir Haklajn, ky i fundit i akuzuari kryesor për vrasjen e Azem Hajdarit në 12 shtator të vitit 1998.

Vetë Fatmir Haklaj u vra më 4 nëntor të vitit 1999, në një pritë në fshatin Bujan, vetëm 50 metra larg shtëpisë së mikut të tij Jaho Salihi.

Policia ka nisur hetimet në disa pista për ekzekutimin e biznesmenit Gjyriqi, ndërsa autorët mbeten ende të paidentifikuar.

Detajet nga vrasja e biznesmenit në Tropojë, dy grupe të FNSH ‘blindojnë’ zonën

Të fundit