Flash News

KRYESORE

 Vrasja e biznesmenit në Vlorë, arrestohet njëri nga autorët

 Vrasja e biznesmenit në Vlorë, arrestohet njëri nga

Tre ditë pas ngjarjes së rëndë, ku biznesmeni Vasil Dervishaj u qëllua për vdekje me armë zjarri, policia e Vlorës ka mundur të identifikojë dhe arrestojë njërin nga dy autorët e dyshuar.

Sipas policisë është vënë në pranga A.C 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë, autori i dyshuar i kryerjes së atentatit mafioz në lagjen “Pavarësia” në Vlorë të 29-vjeçarit, Vasil Dervishaj.

Po ashtu, në kërkim është shpallur edhe i dyshuari tjetër A.C., 28 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Ndërkohë, në vijim të veprimeve hetimore është kryer arrestimin në flagrancë të Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë dhe Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.

 

 

 

 

 

Të fundit