Flash News

KRYESORE

Vrasja e biznesmenit në Vlorë, kjo është e shkuara e errët e Vasil Dervishajt

Një biznesmen u qëllua për vdekje mbrëmë në një atentat me armë zjarri në qytetin e Vlorës.

I vdekur mbeti Vasil Dervishaj 29 vjeç. Ngjarja e rëndë u shënua në një bllok pallatesh te ish-kombinati i peshkut në lagjen ''Pavarësia'', ndërsa po zbriste nga makina e tij me targa italiane OD 467AF.

Policia nuk ka konfirmuar asgjë mbi shkakun e vrasjes, pasi janë ende duke hetuar, por pista kryesore ku janë përqendruar është prishja e pazareve në trafikun e drogës.

Kjo pasi biznesmeni i kafesë në Vlorë ka qenë më parë i arrestuar për trafik lëndësh narkotike.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona me qëllim kapjen e autorëve.

Deri tani janë shoqëruar në komisariat 10 persona, që mendohet se kanë dijeni mbi ngjarjen. Viktima është babai i një fëmije të mitur.

 

 

 

Të fundit