Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Vrasja e çiftit në Gjirokastër, si shpëtoi djali 19-vjeçar nga granatat dhe plumbat e komshiut
Një konflikt pronësie mes dy kushërinjve, përfundoi në mënyrën më tragjike në qytetin e Gjirokastrës, mëngjesin e djeshëm në këtë qytet, ku burrë e grua, Aleko dhe Afërdita Kosta, 66 vjeç dhe 49 vjeçe, u qëlluan për vdekje me breshëri kallashnikovi në shtëpinë e tyre.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 7 e 30 minuta, në lagjen “Palorto”, në rrugën “Sokaku i të Marrëve”, shumë pranë me shtëpinë e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare. Nga kjo ngjarje, mbeti i plagosur rëndë edhe autori i krimit të dyfishtë, Apostol Kosta, 70 vjeç. Ai tentoi të vetëvritej pasi qëlloi me breshëri kallashnikovi djalin e xhajës së tij bashkë me bashkëshorten, por mbeti i plagosur. Burime nga Policia e Gjirokastrës bënë të ditur se dy familjet, shtëpitë e të cilëve ishin ngjitur me njëra-tjetrën, prej 10 vitesh ishin përfshirë në një proces gjyqësor për një sipërfaqe trualli ku ndanin banesat.
Dyshohet se shkak për krimin është bërë ndërtimi i disa shkallëve nga ana e viktimës Aleko Kosta, që ndodhej ngjitur me murin që ndante banesat e dy kushërinjve. Në momentin e ngjarjes, në banesë ka qenë edhe djali 19-vjeçar i familjes, i cili për fat u ka shpëtuar plumbave. Viktima Aleko Kosta njihej si muzikant në qytetin e Gjirokastrës, ndërsa bashkëshortja e tij Afërdita ishte me profesion mësuese. Ndërkohë, autori i krimit, Apostol Kosta, i cili tentoi të vetëvritej ndodhet në gjendje të rëndë, në Spitalin e Traumës në Tiranë, sepse ka marrë një plumb në pjesën e nofullës.
Ngjarja
Krimi i rëndë i ndodhur të mërkurën në Gjirokastër, mund të kishte pasur pasoja edhe më tragjike. Afërdita dhe Aleko Kosta, u ekzekutuan me kallashnikov nga Apostol Kosta, kushëri me 66-vjeçarin. Sipas informacioneve, 70-vjeçari mësohet se fillimisht kishte tentuar t’i vriste ata me granata, duke i hedhur në banesën e çiftit. Por, pasi granatat nuk shpërthyen, i moshuari nuk u dorëzua dhe i qëlloi ata për vdekje me kallashnikov. E gjithë kjo ngjarje, ndodhi në kohën kur në banesë ndodhej edhe djali 19-vjeçar i Afërdita Kostës, të cilin 49-vjeçarja e kishte nga martesa e mëparshme. Vrasja e dyfishtë erdhi pas një konflikti mes palëve për një mur ndarës të shtëpive. Çështja në fjalë kishte shkuar në gjykatë dhe kjo e fundit kishte vendosur që muri i përkiste viktimës. Disa ditë më parë, autori ishte përballur edhe me përmbarimin, që i kishte lënë kohë 70-vjeçarit për ta prishur vetë murin. Madje, sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, kur i ishte komunikuar ky vendim nga përmbarimi, Apostol Kosta ishte shprehur se: Di unë si ta zgjidh këtë punë! Pa vonuar shumë, ai ekzekutoi kushëririn bashkë me nusen e tij. Pasi i mori jetën çiftit Kosta, Apostol Kosta e drejtoi armën nga vetja, duke mbetur i plagosur. Pas ngjarjes, në shtëpinë e viktimave shkuan forcat xheniere të RENEA-s, për të hequr granatat e pashpërthyera.
Viktimat
Krimi i dyfishtë i ndodhur që në orët e para të mëngjesit, ka tronditur banorët e Gjirokastrës. Ata janë shprehur se nuk pritej të ndodhte një ngjarje e tillë në këtë qytet, pasi sipas tyre gjirokastritët nuk vriten për një konflikt pronësie. Sipas banorëve të lagjes ku banonin viktimat, këta të fundit ishin shumë të respektuar si me njëri-tjetrin, por edhe me fqinjët. Ata janë shprehur se kanë qenë në dijeni për konfliktin që dy palët kishin, por ishte menduar se gjithçka do të zgjidhej në gjykatë dhe askush s’do të kishte probleme. Ata thonë se 66-vjeçari ishte me profesion muzikant, ndërsa 49-vjeçarja ishte mësuese në një nga shkollat e qytetit. Madje, momentin e ngjarjes, Afërdita Kosta mësohet se ishte duke u bërë gati për të shkuar në punë. Gjithçka iu pre në mes, pasi në banesë ka hyrë Apostoli dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të saj, duke mos i lënë asnjë mundësi të veprojë. Po ashtu ka bërë edhe me kushëririn e tij Aleko Kosta. Ndërkohë, në njërën dhomë të banesës së çiftit, flinte djali i Afërditës. Fqinjët tregojnë se ai është ngritur i tmerruar duke përqafuar nënën e mbuluar në gjak dhe kërkonte ndihmë për ta shpëtuar. Afërdita Kosta, mësohet se kishte pak vite që ishte martuar me 66-vjeçarin Aleko, pas divorcit me burrin e parë.
Djali i viktimës
Personi që do ta vuajë më shumë këtë ngjarje tragjike, është djali i Afërdita Kosta, Harri Kosta. Kur autori 70-vjeçar sulmoi me granatë dhe kallashnikov banesën ku banonte Aleko dhe Afërdita Kosta, në brendësi të saj ndodhej edhe 19-vjeçari. Ai mësohet se ka qenë në gjumë momentet e para, por është zgjuar i tmerruar nga të shtënat e kallashnikovit. Fatmirësisht ai u shpëtoi plumbave të lëshuar nga Apostol Kosta, dhe doli pa dëmtime nga sulmi që u mori jetën dy prindërve të tij. Harri ishte djali i Afërditës nga martesa e saj e parë. Pasi ajo ishte martuar me Alekon, çifti nuk kishte fëmijë tjetër. Në profilet e tyre në “Facebook”, gjenden foto të shumta, ku të tre kanë udhëtuar apo shëtitur në vende të ndryshme.
Gjyqi për pronën
Vrasja e dyfishtë ndodhi shumë pranë banesës së shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Gjithçka e ka zanafillën tek një konflikt pronësie, që Gjykata e Gjirokastrës e mbylli duke iu dhënë të drejtë Aleko Kostës. Prej gati 10 vitesh, Aleko dhe kushëriri i tij Apostol Kosta, endeshin gjykatave për të ndarë se kujt i përkisnin rreth katër metër tokë që ndante banesat e tyre, e mbi të cilën ishte ngritur një mur rrethues. Ndërtimi i shkallëve nga ana e muzikantit, ishte konsideruar e padrejtë nga djali i xhaxhait të tij. Që nga ky moment, ata i kishin ndërprerë marrëdhëniet me njëri-tjetrin dhe kërkonin të drejtën në gjykatë. Disa ditë më parë, gjykata kishte vendosur t’i jepte të drejtë Aleko Kostës. Pas këtij vendimi, Apostoli ishte shprehur që: Do ta përfundoj vetë këtë punë, e zgjidh në mënyrën time! Por, edhe pse 70-vjeçari u shpreh kështu, fjalët e tij nuk i bënë përshtypje askujt. E papritura ndodhi. Ai mori kallashnikovin dhe qëlloi për vdekje çiftin Kosta që në orët e para të mëngjesit.
Familja e viktimës
Menjëherë pas ngjarjes, në polici janë shoqëruar edhe të afërmit e Apostol Kostës. Banesa e tyre me të viktimës mësohet se janë ngjitur me njëra-tjetrën. Por, sipas burimeve të policisë, familja e 70-vjeçarit nuk kishte dijeni mbi veprimet që do të kryente ai. Ata janë shprehur që nuk e kanë parë Apostolin të dilte nga shtëpia, ndërsa kanë dëgjuar vetëm të shtënat e armës. Në vendngjarje mësohet se ka shkuar menjëherë djali i madh i autorit, i cili ia ka hequr armën nga duart 70-vjeçarit. Pas kësaj, ai ka dërguar në spital babanë e tij, i cili kishte lënë të vdekur Aleko dhe Afërdita Kosta. Gjithashtu, ata kanë pohuar në polici edhe shkakun e ngjarjes, që ishte pronësia e një copë toke që ndante dy banesat.
Akuzat
Edhe pse i plagosur rëndë, Policia e Gjirokastrës ka ngritur ndaj 70-vjeçarit akuzën e “Vrasjes me paramendim” dhe “Armëmbajtjen pa leje”. Burimet thanë që ai po mbahet nën mbikëqyrjen e mjekëve në Spitalin e Traumës në Tiranë. Gjendja e tij është e rëndë, ndërsa mësohet se është i shpërfytyruar. Një plumb thanë burimet, i ka çarë pjesën e nofullës. /Shekulli/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38