Flash News

KRYESORE

Vrasja e Cukut, Mikel Shallari ndryshon dëshmi: E sajova për shkak të presionit dhe frikës

Vrasja e Cukut, Mikel Shallari ndryshon dëshmi: E sajova për shkak

Mikel Shallari, autori i dyshuar i vrasjes së Komisar Artan Cukut, në Prill të këtij viti, tërhiqet nga dëshmia e tij, ku fillimisht pranoi krimin. 19 – vjeçari, me anë të avokatit të tij ka dorëzuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda këtë të mërkurë një kërkesë ku kërkon lirimin nga qelia, raporton Klan.

Shallari sqaron në kërkesë se dëshminë e dhënë përprara grupit hetimor, ku ai pranoi autorësinë e ngjarjes, e kishte sajuar për shkak të presionit dhe frikës.

Në dëshminë fillestare pas arrestimit, 19 – vjeçari u kishte treguar oficerëve se kishte qenë ai që vrau oficerin e policisë dhe se për të kryer krimin ishte paguar 18 mijë euro nga porositësi.

Grupi hetimor thotë se ka prova shkencore të cilat faktojnë se ai është autor. Në afërsi të vendin të ngjarjes janë gjetur prova, të cilat janë krahasur me ADN-në e 19–vjeçarit. Gjurmë të gishtave të Shallarit u gjetën në disa rroba, të cilat ai i hodhi disa metra larg vendit të krimit. Gjithashtu, janë gjetur edhe armët, të cilat dyshohet se janë përdorur në vrasjen e Artan Cukut.

Të fundit