Flash News

KRYESORE

Vrasja e Devi Kasmit, Krimet e Rënda rikonfirmojnë masat e sigurisë, mbetet në burg vrasësi grek  

Vrasja e Devi Kasmit, Krimet e Rënda rikonfirmojnë masat e

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg katër personat e dyshuar dhe arrestuar për vrasjen e Devi Kasmit. Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Eftmimiu Eftimius për lirim nga burgu duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës.

Kështu Krimet e Rënda kanë rikonfirmuar masat e sigurisë për  Mario Meshinin, Elton Halipajn, Elton Hoxhallarin, Malvin Dinellarin, si dhe ekzekutorin grek Eftmimiu Eftimius, duke i lënë sërish në qeli.

Prokuroria provoi se të pandehurit ishin grup i strukturuar kriminal dhe janë përfshirë në vrasjen e Devi Kasmit në 29 janar në Tiranë. Eftmimiu Eftimius i ka cilësuar si spekulime të pa baza akuzat, por sipas prokurorisë ka prova se greku, më pas ish-agjent policie, e ka kryer vrasjen. Ndërkohë, në kërkim vijon të jetë Aurol Hoxhallari, i cilësuar si “koka” e bandës.

Të fundit