Flash News

KRYESORE

Vrasja e Devi Kasmit, pse u la në burg Mario Meshini

Vrasja e Devi Kasmit, pse u la në burg Mario Meshini

Mario Meshini i cili me vendim ë gjykatës do vazhdojë ë qëndrojë në paraburgim, pasi akuzohet për përfshirjen në vrasjen e Devi Kasmit, ka deklaruar se nuk se është i pafajshëm.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe avokati i tij, por siç raporton “Panorama”, në seancën gjyqësore e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, mbi Meshinin rëndon akuza e largimit nga vendi i ngjarjes, dhe fakti që ai ka shuar të darkoj me miqtë pas atentatit ndaj mikut të tij Kasmi, e bindën trupën gjykuese ta linin në paraburgim Meshinin.

Sipas avokatit, nëse Meshini do të ishte i përfshirë në ngjarje, nuk do të përdorte motorin e targuar në emër të tij, nuk do të përdorte telefonin e tij dhe nuk do të shkonte në shtëpi pas krimit.

I kundërt ka qenë qëndrimi i përfaqësuesit të akuzës, i cili ka shprehur dyshime se Meshini është personi që ka nxjerrë në pritë viktimën. Në dëshminë e tij, Meshini ka pohuar se ka qenë i pranishëm në momentin që është vrarë Kasmi, madje, autori, për të cilin ai bëri edhe një përshkrim që rezultoi i saktë, i ka drejtuar edhe atij armën, por nuk e ka qëlluar.

Të fundit