Flash News

KRYESORE

Vrasja e dy kushërinjve në Laç, identifikohen dy autorët

Vrasja e dy kushërinjve në Laç, identifikohen dy autorët

Janë identifikuar sot dy autorët e vrasjes së kushërinjve në Laç mbrëmë.

Burime nga policia bëjnë me dije për News 24 se në kërkim janë shpallur Markel Gjonbushi  Vincenc Pali (Bushi).

Vrasja e të rinjve ndodhi pas një debati mes tyre në lokal. Më pas Mikel dhe Jani Jushi janë ndjekur nga pas dhe janë qëlluar nga autorët.

Njoftimi i policisë mbrëmë

Sot rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 Laç, afer një lokali ka patur të shtëna me armë zjarri.

Për pasojë dyshohet se kanë mbetur te plagosur 2 shtetas, M.J dhe J.J., të cilët janë dërguar në   gjendje te rëndë per jetën në Tiranë  për ndihme mjekësore.

Në vendngjarje mberriten shërbimet e Rendit dhe të Policisë Kriminale, që kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe përballjen e tyrë me drejtësinë.

Disa shërbime të tjera policore kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijon shoqerimi i përsonave që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Për shkak të hetimit nuk mund të bëhen publike të tjera detaje qe lidhen me ngjarjen.

 

Të fundit