Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Vrasja e dyfishtë në Ballsh, kryebashkiaku: Vëllai pësoi vdekje klinike, fëmijët janë dërguar në fshatin SOS
Kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Ballsh në fillim të këtij viti, ku Gazment Musta qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten dhe kunatën, në prezencë të dy fëmijëve të mitur.
Në një prononcim për mediat, Kapllanaj ka treguar se gjendja tek familjarët është tepër e rëndë dhe se i vëllai i viktimave pësoi vdekje klinike gjatë ceremonisë së varrimit.
“Gjendja tek familjarët e dy vajzave është e rëndë. Të gjithë kanë përjetuar një dramë. Babai i dy vajzave është i sëmurë, ndërsa vëllai i tyre pësoi një vdekje klinike gjatë ceremonisë së varrimit. Por tani është mirë. Duke qenë se familja nuk është mirë nga gjendja ekonomike, ne do t’i ofrojmë ndihmë për t’i hequr një pjesë të shpenzimeve të varrimit”, tha Kapllanaj.
Sa i takon dy fëmijëve, kryebashkiaku u shpreh se tashmë ata janë dërguar në fshatin SOS ku ndodhen në prezencë të psikologut.
“Pasi kreu aktin, autori i ka çuar fëmijët në polici, ku edhe kanë qëndruar në praninë e psikologut. Më pas fëmijët janë dërguar në fshatin SOS. Fëmijëve u janë blerë rroba dhe ushqime madje kemi i kemi çuar për t’i vizituar edhe shokë të klasës. Ata ende nuk e dinë çfarë kanë ndodhur”, u shpreh Agron Kapllanaj.