Flash News

KRYESORE

Vrasja e dyfishtë në Laç, vetëdorëzohen në polici dy prej autorëve

Vrasja e dyfishtë në Laç, vetëdorëzohen në

Dy ditë pas ekzekutimit me armë zjarri në Laç të dy kushërinjve Kelvin dhe Erjon Jushi janë vetëdorëzuar dy autorët e identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Sipas policisë, grupi i posaçëm hetimor negocioi me familjarët e autorëve të dyshuar që ata të dorëzoheshin organeve të drejtësisë.

Njoftimi:

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në lagjen nr. 1 Laç, Kurbin, ku pas një konflikti për motive të dobëta u plagosën me armë zjarri dy shtetas  të cilët më pas gjetën vdekjen në një nga spitalet private në Tiranë ju informojmë se:

Si rezultat i punës hetimore të kryer nga  grupi i  posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Kurbin u bë e mundur identifikimi  dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

Policia në vijim dhe pa ndërprerë ushtroi kontrolle të shumta dhe përdori metodat speciale të hetimit për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Njëkohësisht Grupi i posaçëm hetimor negocioi me familjarët e autorëve të dyshuar që ata të dorëzoheshin organeve të drejtësisë.

Dy nga autorët e dyshuar, shtetasit Markel Bushi 25 vjeç dhe Vinçesk Bushi, 28 vjeç, të dy lindur e banues në Kurbin,  pas negociatave me familjarët, janë vetë dorëzuar në Polici.

Grupi i posaçëm hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentin  e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin, për veprime te mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara, në bashkëpunim" dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 79/dh, 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Të fundit