Flash News

KRYESORE

Vrasja e dyfishtë në Shkodër, reagon Rudina Hajdari: Kjo është përgjegjësja e drejtpërdrejtë

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar ndaj vrasjes së dyfishtë, e ndodhur ditën e djeshme në Shkodër.

Në një postim në rrjetet sociale, Hajdari shkruan se për ngjarje të tilla përgjegjësja e drejtpërdrejtë është qeveria.

“Vrasjet e njerëzve dhe terrori i shkaktuar nga larja e hesapeve ndërmjet bandave në qytetet e Shqipërisë vazhdon të jetë një ndër shqetësimet më të mëdha të qytetarëve tonë.

Pas 28 vitesh në mënyrë të drejtë qytetarët kërkojnë të gëzojnë frytet e punës për shtet të së drejtës, zhvillim ekonomik, paqe, siguri, mundësi të barabarta, eurointegrim dhe jo të përjetojmë terrorin e përplasjes së bandave. Kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e qeverisë”, shkruan Hajdari.

Të fundit