Flash News

KRYESORE

Vrasja e dyfishtë në Tiranë, vajza kishte kërkuar ndihmë 4 herë në polici

Vrasja e dyfishtë në Tiranë, vajza kishte kërkuar

Mëngjesin e sotëm u qëllua për vdekje me dy plumba Xhuljeta Çuni 18 vjeç në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë nga ish-i dashuri i saj, Xhafer Mata 31 vjeç. Ky i fundit qëlloi më pas edhe veten.

Orë pas orë dalin në dritë detaje të reja nga lidhja mes dy të rinjve. Pak më parë u raportua se i riu ishte divorcuar pak muaj më parë nga e shoqja, me të cilën kishte një djalë 1 vjeç. Shkak për divorcin ishte bërë 19-vjeçarja, e cila pas këtij veprimi e kishte refuzuar Xhaferin.

Mendohet se divorcin e kishte kërkuar e reja që më pas të martoheshin së bashku dhe refuzimi i papritur i vajzës e ka revoltuar keq 31-vjeçarin, duke e çuar atë drejt vendimit fatal.

Sipas klan.al Xhafer Mata nuk ishte një emër i panjohur për policinë e Tiranës. Ish e dashura e tij ka bërë katër herë denoncim në polici pasi e ngacmonte dhe është shoqëruar në komisariat.

Por me premtimin se nuk do e ngacmonte më është lënë i lirë. Mësa duket këto kanë qenë vetëm fjalë, pasi ai qëlloi dy herë mbi vajzën dhe një herë mbi veten.

Të fundit