Flash News

KRYESORE

Vrasja e dyshuar për parcelat e drogës, Artan Hoxha ‘rrëzon’ qëndrimin e policisë

Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha ka dhënë të tjera detaje sa i takon vrasjes së pak ditëve më parë në Memaliaj.

Alket Muho u qëllua për vdekje me armë zjarri dhe në media deri tani është përfolur se shkak për ekzekutimin e tij mund të jetë bërë denoncimi nga ana e tij të parcelave të drogës.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Hoxha konteston Policinë e Shtetit dhe thotë se ai mund të ketë qenë informator i tyre.

“Alekt Muho mund të mos ketë qenë informator në bordero, por kjo nuk e përjashton që të mos e ketë informuar policinë, por prova kryesore janë tabulatet e viktimës. Ai mund të ketë telefonuar inspektorin e policisë në Tepelenë, Gjirokastër ose në Tiranë”, u shpreh gazetari.

Të fundit