Flash News

KRYESORE

Vrasja e ekstremistit grek, tifozët e Partizanit shpalosin parulla raciste në stadium

Vrasja e ekstremistit grek, tifozët e Partizanit shpalosin parulla raciste

Në stadiumin ‘Selman Stërmasi’ në Tiranë, ku po luhet ndeshja midis Partizanit dhe Skënderbeut, është shpalosur një parullë raciste ndaj grekëve.

Duke iu referuar vrasjes së ekstremistit grek në Bularat, Konstantinos Kaçifas, tifozët e Partizanit kanë shkruajtur në një banderolë “1 grek i vdekur, 1 bastard më pak”. Përpara kësaj banderole ishte vendosur flamuri shqiptar.

Parulla si kjo, me të cilat nxitet urrejtja midis kombeve, shpalosen shpesh në stadiumet e Serbisë dhe Greqisë, ku në fokus të sulmeve janë shqiptarët, por ngjarje të tilla janë të rralla në stadiumet në Shqipëri dhe Kosovë.

Të fundit