Flash News

KRYESORE

Vrasja e Fildes Hafizit, Gjykata e Lartë merr vendimin për çështjen

Vrasja e Fildes Hafizit, Gjykata e Lartë merr vendimin për

Gjykata e Lartë ka marrë vendimin që çështjen ndaj Fadil Kasemit për vrasjen e bashkëshortes së tij gjyqtares Fildes Hafizi ta gjykojnë Krimet e Rënda.

Kjo çështje prej gati një viti po dërgohej sa në Gjykatën e Krimeve të Rënda në atë të Shkallës së Parë të Tiranës, por pa mundur dot të shqyrtohet.

Në datën 30 maj, Gjykata e Tiranës ia përcolli dosjen Gjykatës së Lartë, pasi ishte e paqartë mbi kompetencën për shqyrtimin e çështjes.

Të njëjtin problem më parë e kishte konstatuar edhe Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila e kishte transferuar çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë.

Kujtojmë që ditë më parë i ati i gjyqtares ndërroi jetë pa u vënë drejtësia për të bijën.

Të fundit