Flash News

KRYESORE

Vrasja e Florian Lamçes në qendër të Elbasanit, njëri nga autorët është dhëndri i Qazim Sejdinit

Vrasja e Florian Lamçes në qendër të Elbasanit, njëri

Sot, Elbasani u zgjua i tronditur pasi rreth orës 05.00 një tjetër viktimë u shënua brenda pak orësh.

Florian Lamçe u qëllua për vdekje me sende të forta, pasi u konfliktua në një lokal me dy persona të tjerë Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari. Ky i fundit njihet edhe si dhëndri i ish kryebashkiakut të PS në Elbasan, Qazim Sejdini.

Të tre personat sipas policisë janë përfshirë në konflikt në gjendje të dehur dhe kanë qëlluar njëri tjetrin me shishe dhe sende të forta.

Për pasojë, humbi jetën Florian Lamçe, rreth 40 vjeç, i cili njihet si person me precedent dhe i dyshuar si vrasës me pagesë nga grupet kriminale të Elbasanit.

Dy të tjerët, pas marrjes së mjekimit janë shoqëruar në komisariat.

Të fundit