Flash News

KRYESORE

Vrasja e gazetares, arrestohen 8 persona

Vrasja e gazetares, arrestohen 8 persona

Në 16 tetor në Maltë u vra gazetarja investigative Dafne Galicia. Ajo humbi jetën si pasojë e shpërthimit të një bombe e cila ishte vendosur në makinën me të cilën gazetarja po udhëtonte.

Dy muaj pas ngjarjes, autoritetet vendase kanë ndaluar 8 persona si të dyshuar se kanë lidhje me ngjarjen. Kryeministri Jozef Muskat konfirmoi ndalimin e tyre dhe tha se hetuesit kanë 48 orë kohë, për të hedhur dritë mbi dyshimet e ngritura.

Qeveria ka ofruar 1 milion Euro për këdo që jep informacion mbi vrasjen. Gazetarja investigative Dafne Galicia në shkrimet e saj trajtonte tema që kishin të bënin me korrupsionin e zyrtarëve të lartë të Maltës por edhe lidhjet e tyre me skandalin Panama Papers.

Të fundit