Flash News

KRYESORE

Vrasja e Gazmend Çollakut, të dhënat e GPS së makinës së Shtrazës dyshohet të jenë fshirë

Vrasja e Gazmend Çollakut, të dhënat e GPS së makinës

Është bërë objekt debatesh të forta mes palëve në procesin gjyqësor të vrasjes së Gazmend Çollakut, ekspertiza gjermane e pajisjes luksoze me të cilën dyshohet se lëvizte Denis Shtraza.

"News 24" disponon dokumentin e që specialisti nge dyshime për fshirjen e të dhënave të GPS në automjetin luksoz. Eksperti sqaron se një pjesë të të dhënave ka mundur ti nxjerrë jo nga pajisja lokalizuese, por nga karta memorizuese e tij, çka sipas tij ka shumë mundësi që të dhënat e GPS të jenë fshirë.

Avokati Alban Qafa pretendon se fshirja mund të jetë bërë gjatë kohës që makina ishte nën ruajtjen e policisë dhe e konsideron këtë si një tentativë për të manipuluar provat.

Për këtë mbrojtësit e të pandehurit këmbëngulën në pyetjen e ekspertit gjerman, kërkesë e cila u rrëzua nga gjykata për Krime të Rënda.

Në fakt, pasi eksperti shqiptar nuk ishte në gjendje të lexonte të dhënat e plota dhe të përcaktonte vendndodhjen e automjetit natën e ngjarjes, edhe prokurori kërkoi pyetjen e specialistit të huaj, por më pas u tërhoq.

Denis Shtraza është i vetmi i akuzuar për rrëmbimin e 40-vjeçarit Çollaku, i cili pasi u torturua u vra dhe u hodh anë rrugës në Murqinë të Krujës, i lidhur këmbë e duar.

Të fundit