Vrasja e gjeneralit Qassem Soleiman, Irani lëshon urdhër arresti për Trump dhe 36 zyrtarë të tjerë amerikanë

Irani ka lëshuar një urdhër arresti për Presidentin e SHBA, Donald Trump, dhe 36 zyrtarë të lartë amerikanë për sulmin me dron në 3 janar nga i cili mbeti i vdekur gjenerali iranian, Qassem Soleimani.

Lajmi është bërë me dije nga agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve Fars. Përmes një njoftimi avokati përgjithshëm i Teheranit, Ali Alqasi Mehr, bëri me dije se Trump ishte në krye të listës së të akuzuarve për vdekjen e komandantit të Trupave të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC), Qasem Soleimani.

Mehr  tha se gjyqi ndaj Trump për akuzat “vrasje dhe terrorizëm” do të vazhdojë pasi të ketë mbaruar mandatin si President i SHBA-ve. Irani gjithashtu tha se i ka kërkuar Interpolit të lëshojë një “njoftim të kuq” për këta 36 individë, raporton ISNA, megjithëse nuk ishte e mundshme që Interpol të jepte detaje mbi kërkesën.

Kjo procedurë nuk i detyron shtetet që bëjnë pjesë në Interpol, të arrestojnë ose ekstradojnë të dyshuarit. Kujtojmë se, Soleimani u vra në një sulm me dron në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit në 3 janar 2020, së bashku me pesë persona të tjerë, përfshirë këtu edhe Abu Mahdi al-Muhandis, nënkryetari i Forcave të Mobilizimit Popullor Irak të mbështetur nga Irani.

Para se të vritej në bastisjen më 3 janar, Qassem Soleimani ishte komandanti i forcave të Kudsit, një organ i posaçëm i Pasdaran, Rojet Revolucionere të Iranit, që merret me operacionet jashtë vendit.

Vrasja e Soleimanit erdhi pas muajsh tensionesh midis Teheranit dhe Uashingtonit, në ngushticën e Hormuzit dhe në Irak, tensione që arritën kulmin në fund të dhjetorit me rrethimin dhe shkatërrimin nag ana e milicisë pro iraniante të ambasadës amerikane në Bagdad.

Në sulmin me raketa në aeroportin e kryeqytetit irakian, vdiq edhe Abu Mahdi al-Mohandes, nënkryetari i forcave të mobilizimit popullor, një milici irakene që ka lidhje të ngushta me Qudsin iranian.

“Gjenerali Qassem Soleimani është përgjegjës për vdekjen e mijëra amerikanëve. Ai ishte duke planifikuar të vriste shumë më tepër. Ne nuk e lejuam atë”, shkroi Trump pas sulmit.

Gjenerali Qassem Soleiman