Flash News

KRYESORE

Vrasja e gjyqtares, gratë shqiptare bëhen bashkë: Protestë për Fildezin para Ministrisë së Drejtësisë!

Vrasja e gjyqtares 39-vjeçare Fildez Hafizi, nga ish-bashkëshorti i saj ka ngjallur reagimin e grave shqiptare.

Në rrjetin social “facebook” nën moton, “Protesto për Fildezin dhe të gjitha gratë shqiptare!" ftohen  të gjitha gratë që të bashkohen në protestën përballë ministrisë së Drejtësisë dhe pastaj të marshojnë drejt Parlamentit.

Protesta do të mbahet të hënën nga ora 17:00-19:00.

“Vdekja e paralajmëruar e Fildez Hafizit dhe e të gjitha grave shqiptare nga burrat e tyre që e përdorin martesën si një burg që përfundon në dënim me vdekje na kujton se duhet të rezistojmë dhe t'i themi jo dhunës. VRASJA NUK TE BEN BURRE! VRASJA TE BEN VRASES! Të bashkohemi të hënën për më shumë mbrojtje për vajzat, motrat, mamatë tona! 

PS. Po kërkojmë leje nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Tiranë për ta mbajtur tubimin në datën e cituar këtu, në rast miratimi do t'ju lajmërojmë për datën e dytë”, bëhet thirrje në grupin e hapur në shenjë proteste për Fildezin dhe të gjtha gratë shqiptare të cilat dhunohen nga partnerët e tyre.

 

 

 

Të fundit