Vrasja e gjyqtarit Konomi në Vlorë, gazetari Dervishi: Në xhep i gjetën një letër…

Në vitin 2011 gjyqtari Skerdilajt Konomi u vra në Vlorë, ndërsa ende nuk ka një autor për krimin. Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv zbuloi detaje të reja. Ai tha se gjyqtarit i kanë gjetur në xhep një copë letër ku kishte porositur një pajisje për ta mbajtur në makinë për të bllokuar valët e celularit.

“Gjyqtarit Konomi i kanë gjetur në xhep një copë letër kur kishte porositur një pajisje për ta mbajtur në makinë për të bërë nul valët e celularit dhe aty kishte shënim ku thoshte ‘bën kaq leke në varësi të metrave katrore’. Pra është historia e një vrasje të paralajmëruar”, ka pohuar Dervishi.

Në atë kohë ngjarja pati tronditur opinionin publik dhe institucionet shtetërore, ndërsa nuk ka ende asnjë të ndaluar apo të dyshuar për krimin.